Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ulja e çmimit të gazit natyror, Rusia e Greqia më afër

Në një klimë shumë të mirë, sipas burimeve qeveritare, është zhvilluar dje në mbrëmje në Bruksel takimi mes Kryeministrit grek Antonis Samaras dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Takimi që zgjati 40 minuta shënon rigjallërimin e marrëdhënieve të qeverisë greke me Kremlinin, që kanë qenë të ftohta pas anulimit të privatizimit të kompanisë së gazit nga Rusia, për të cilën secila palë akuzon tjetrën dhe pas deklaratës së zotit Putin se “Greqia nuk është një vend i mirë për të investuar”.

Dy udhëheqësit diskutuan mbi marrëdhëniet greko-ruse me fokusin tek energjia, mbi privatizimin dhe turizmin.

Pala greke kërkon një reduktim në çmimin e gazit, gjë për të cilën negociatat janë duke u zhvilluar. Sipas të njëjtit informacion, zoti Putin u shfaq pozitiv në kërkesën greke. Natyrisht qeveria greke do të donte të përsëritej interesi i qeverisë ruse për privatizimin e kompanise së gazit, me kusht që të kapërcejë pengesat që i vë BE.

Burime qeveritare shprehën optimizëm se së shpejti do të shihen lëvizje të tjera nga ana e Rusisë për fusha ku ajo ka interes në Greqi.

Samaras e informoi Putin mbi përpjekjet që ka bërë Greqia për të dalë nga kriza dhe e siguroi se në vend ka një klimë miqësore për investime.

Kryeministri grek i bëri një ftesë presidentit të Rusisë për të vizituar Athinën.

Balkan Web, 29.01.2014