Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN mori pjesë në seminarin e zhvilluar në Zagreb

Zhvillohet në Zagreb Seminari “Për rritjen e kapaciteteve rajonale për zhvillimin e strategjive dhe modeleve për uljen e emetimeve të gazeve me efekt serë”

Në datë 23 Janar 2014, u organizua në Zagreb seminari “Për rritjen e kapaciteteve rajonale për zhvillimin e strategjive dhe modeleve, për uljen e emetimeve të gazeve me efekt serë”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria e Energjive të Rinovueshme në AKBN.

Seminari u përqëndrua në diskutimin e temave të mëposhtme:

Politikat rajonale të përshtatura me direktivat e BE-së, për ndryshimet klimaterike.

Familjarizimi me politikat energjetike, me qëllim uljen e emetimeve të gazeve te dëmshëm në atmosferë.

Trajnim në praktikë, për modelet sasiore që do të përdoren për të vlerësuar opsionet e politikave mjedisore dhe nxjerrjes se objektivave për emërtimet.

Objektivi më i gjerë i këtij projekti ishte përforcimi i bashkëpunimit rajonal midis vendeve kandidate të BE-së dhe kandidatëve potencialë në fushat që veprojnë mbi klimën, për t’i ndihmuar ata në rrugën e tyre drejt transpozimit dhe zbatimit të politikave të BE-së mbi klimën dhe instrumentet e zbatimit të këtyre politikave, të cilat janë një kusht kyç për pranimin në BE.

Objektivi specifik i seminarit ishte promovimi dhe krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e mëtejshëm të politikave kombëtare të klimës qe të konvergjojnë me acquis të BE-së mbi klimën.

Rezultatet e takimit ishin:

•Lançimi i ushtrimit rajonal të ECRAN (mbi modelimin dhe politikat mbi klimën, si dhe shpjegimi i një plani pune për mënyrat e zbatimit të këtij modelimi;
•Pjesëmarrësit u njohën me kornizën e BE-së, deri në 2030, për politikat mbi klimën dhe energjinë, si dhe rolin mbështetës të modelimit;
•Pjesëmarrësit morrën një përmbledhje të energjisë së BE-së, Transportit dhe Trendet e Emetimeve GHG deri në vitin 2050;
•U prezantua hyrje në modelimin për politikën e klimës, duke përfshirë nevojat e modelimit në nivel vendi për qëllimet klimatike, llojet themelore të modeleve;
•Pjesëmarrësit mësuan lidhur me zhvillimin fundit të skenarit zbutës dhe modelimit të bërë në shtetet anëtare të zgjedhura për këtë qëllim;
•U prezantua puna e bërë deri më tani në rajon, (referuan përfaqësues të Kroacisë, Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi) modelet e përdorura dhe supozimet kryesore, si dhe indikatorët e skenarëve të ECRAN;

energjia.al 29.01.2014