Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

CEZ-it i vjedhin një fazë 35 kv në Radhimë

CEZ Shpërndarje njofton se Nënstacioni Radhimë dhe Orikum gjatë ditës së djeshme kanë qënë pa tension. Shkak për këtë është bërë vjedhja e një faze në linjën 35 kv në zonën e Ujit të ftohtë, në Radhimë.

Specialistët e CEZ Shpërndarjes punuan për të bërë zëvendësimin e materialeve të vjedhura si dhe për të riparuar defektin e shkaktuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

CEZ Shpërndarje denoncoi pranë organeve të rendit këtë akt dhe kërkon vënien përpara drejtësisë së grabitësve, të cilët dëmtojnë jo vetëm kompaninë, por të gjithë abonentët e kësaj zone.

CEZ Shpërndarje përcjell një apel qytetar duke kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim me të gjithë institucionet dhe aktorët e tjerë, për të ndalur grabitjen dhe dëmtimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.

energjia.al 26.01.2014