Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Iku koha e kontrabandës së naftës, s’ka projekt “Radika”

Kuvendi sot ka nisur punimet me debate të shumta. Përveç të tjerave kryeministri Rama ka folur dhe për projektin “Radika” dhe ka akuzuar ish-qeverinë Berisha për kontrabandë në fushën e naftës.

Kryeministri Rama akuzon opozitën se po shpif për devijimin e lumit Radika.
“Fqinjëve këta me një të rënë të lapsit i dhanë një cop det Shqipërie. Sot janë shumë qesharakë. Si nuk i vjen turp që mundohen çdo ditë të fusin xixa mes shqiptarëve duke u sjellë si mos më keq me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoni të cilët e kanë përsëritur se nuk ka asnjë shans të përparojë në dëm të Dibërs së Madhe. Ne themi s’ka projekt e jo më të ketë një vendim për të nisur një projekt. Iku koha e kontrabandës së naftës”

Shqiptarja.com 23.01.2014