Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Metrologjia: 360 mijë € gjoba distributorëve të karburantit

Sasia e karburantit që blejmë për automjetin tonë, na intereson që të përputhet në mënyrë ekzakte me paratë e paguara natyrisht duke ju bashkëngjitur kjo sasisë së litrave të blera në përputhje me çmimin për litër. Mirëpo prej shumë vitesh, kemi vënë re në shumë pika karburanti që tregëtojnë me pakicë që për të njëjtën sasi parash të paguara, shigjeta e kroskotit, tregon nivele të ndryshme, edhe pse kemi blerë karburant me të njëjtin çmim për litër.

Këtu zë fill një fenomen i cili tregon se në këtë sektor ka edhe abuzues të cilët “luajnë” me sasinë e karburantit të blerë nga qytetarët duke dëmtuar kështu xhepin e konsumatorëve. Kemi raste kur subjektet kanë ndërhyrë në instrumentet matës duke prishur plumbosjen e vendosur nga inspektorët metrologë. Duke u nisur nga ky fakt prej fillimit të muajit tetor 2013 e në vazhdim Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ka ndërmarrë masa për parandalimin e këtij fenomeni, me anën e kontrolleve në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Petrit Rama, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë thotë,“ gjatë periudhës 5 tetor 2013 deri në 21 Janar 2014, nga Drejtoria e Inspektimit Metrologjik u ngritën grupet e inspektimit ndërsa inspektimet e kryera gjatë kësaj periudhe kanë pasur si objekt dhe konsistuar në: Kontrollin e subjekteve të tregëtimit të karburanteve dhe të parapaketimeve, lidhur me zbatueshmërinë ligjore në fushën e metrologjisë”. Po sipas z. Petrit Rama, “ Janë inspektuar dhe janë mbajtur Akt-Kontrolle në 432 subjekte , që dispononin në total 914 aparate matëse të karburanteve, ku përfshihen 4905 instrumenta matës shpëndarës karburanti(pistoleta furnizuese).

Janë bllokuar nga Grupet e Inspektimit dhe u është kërkuar riverifikim për 598 pistoleta furnizuese. Për 89 subjekte janë mbajtur Proces-Verbale dhe janë marrë masa administrative me vendim gjobë, pasi kishin në përdorim: 1- Instrumenta matës të pa verifikuar. 2-Instrumenta që u kishte kaluar afati i verifikimit periodik dhe 3- Dëmtime nga subjekti të shenjave metrologjike, veprime këto në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Metrologjinë (i ndryshuar).

Rezultatet e inspektimit në subjektet e tregëtimit të karburanteve paraqiten si më poshtë:
Nga java e parë e Tetorit 2013 e deri në 21 Janar 2014 u ushtruan kontrolle në 432 subjekte (karburante me pakicë), të cilat dispononin 914 aparate matëse. Si pasojë e kontrolleve për këtë periudhë u rrit edhe numri i verifikimeve në të gjithë territorin e vendit ku në shifra u verifikuan 11,261 intrumenta matëse, 3,278 instrumenta matës të shpëndarjes së karburantit(pistoleta furnizuese), 70 peshore automobilistike pjesa tjetër peshore të vogla.

Objekt i verifikimeve ishin edhe masat vëllimore në industrinë ushqimore. Si rrjedhojë e këtyre verifikimeve u mblodhën 27,461,785 lekë shërbime verifikimi. E thënë ndryshe në krahasim me tre mujorin Korrik – Shtator 2013, u bë realitet rritja e të gjithë treguesve në masën 157 për qind. Në zbatim të VKM-s për akcizat është bërë kalibrimi për 850 instrumenta matës , rezervuar, peshore saktësie, gramar saktësie, termometra që përdoren në shumë sektorë. Plani i të ardhurave u realizua 150 për qind.

Krahasimi

Gjatë periudhës Janar-Shtator 2013 janë marrë masa administrative me gjobë vetëm për 13 subjekte me një vlerë 7,950,000 Lekë.
Ndërsa vetëm gjatë periudhës tetor 2013 – janar 2014, janë marrë masa administrative me gjobë për 120 subjekte me një vlerë 59,300,000 Lekë. Këtu duhet të përmendim faktin se nga këto masa administrative që përmendën më sipër në 89 raste kanë qenë subjekte të tregëtimit të karburanteve të cilët u penalizuan në shumën 50,250,000 lekë.

Shqiptarja.com 23.01.2014