Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shkodër, Task Force për energjinë: Debitë shkojnë 386 mln lekë

Drejtori Rajonal i ÇEZ-Shpërndarje në Shkodër, Gledis Çeliku deklaroi të martën për mediat e qytetit verior se “kjo kompani është e vendosur për të sjellë normalitetin në menaxhimin e energjisë elektrike në rajonin verior dhe jo vetëm.

Çeliku bëri të ditur se “problematika e menaxhimit të energjisë elektrike, të konsumuar nga ana e komunitetit, veçanërisht nga biznesi, ka bërë të detyrueshme ngritjen e një Task-Force, e cila synon marrjen e masave për likujdimin e faturave të energjisë elektrike të shpenzuar në qarkun e Shkodrës.

Bashkë me angazhimin për përmirësimin dhe uljen e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, kjo strukturë do të kryejë disa funksione, mes të cilave; hartimin e masave administrative dhe organizative për fuqizimin e strukturave të ÇEZ- Shpërndarje, për përmirësimin e arkëtimeve dhe humbjeve në rrjet, si dhe sistemimin e matjes në rrjet.

Sipas Çelikut, problematika më e madhe është ajo në sektorin e biznesit, ku nga 7800 biznese që rezultojnë debitore, 199 prej tyre janë biznese të mëdha.

“Ne kemi një listë që quhet top lista e debitorëve, ku shuma përkatëse e kësaj debie ndaj ÇEZ shkon në 386 milion lekë dhe kjo do të jetë lista e parë që do të ndërhyhet për shlyerjen e detyrimeve. Në foks do të jenë biznmeset, pastaj do të operohet edhe me familjarët.”, pohoi Çeliku

Në lidhje me debitorët familjave, ai sqaroi se zonat ku humbjet janë më të mëdha, konsistojnë të jenë në disa prej lagjeve periferike të qytetit, si edhe në komuna, për të cilat ai tha se së bashku me strukturat vendore dhe uniformat blu, do të jenë shumë shpejt në terren për vjeljen e debive.

“Përfitoj nga rasti t’i drejtohem qytetarëve që të mos pengojnë punonjësit e kompanisë në kryerjen e detyrave në terren, pasi qëllimi i këtij aksioni është që me përmirësimin e treguesve të likujdimit të faturave të debitorëve, të krijohen mundësitë për një shërbim sa më cilësor ndaj komunitetit.”, tha ai.

Portali Lajmi i fundit, 22.01.2014