Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e KEK-ut dhurojnë gjak

Me organizim të përbashkët të Korporatës dhe Qendrës Kombëtare për Transfuzion të Gjakut, sot, është përmbyllur aksioni, tashmë tradicional, treditor për dhurim vullnetar të gjakut. Këtij aksioni i janë përgjigjur, vullnetarisht, afro 100 punëtor të KEK-ut, duke filluar në TC “Kosova A” për të vazhduar në TC “Kosova B” dhe Divizionin e Prodhimit te Qymyrit. Tashmë, në KEK është bërë traditë që për çdo vit të organizohet aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut nga punëtorët e saj, që ilustron përkushtimin e KEK-ut për çështje të përbashkëta publike të karakterit human, dhe të cilat u takojnë të gjithë qytetarëve. Zyrtarët nga Qendra e Transfuzionit janë ndarë shumë të kënaqur nga aksioni. “Këtij aksioni i janë përgjigjur, pozitivisht, shumë punëtorë të KEK-ut duke filluar nga stafi udhëheqës. Punëtorët kanë shprehur një vullnet të mirë për të dhuruar gjak. Ata shumë mirë e kanë kuptuar rëndësinë humanitare të këtij aksioni, sepse të shpëtosh një jetë njeriu është akti më i lartë i njeriut për njeriun. Me ketë rast, përveç dhuruesve të mëhershëm, këtij aksioni iu kanë bashkuar edhe dhurues të rinj, dhe numri i tyre është në rritje e sipër, që është edhe qëllimi kryesor i këtij aksioni”- tha, Dr. Safete Maliqi-Qormemeti udhëheqëse e këtij aksioni nga Qendra e Transfuzionit.

Ndër të parët në TC “Kosova B”, që gjatë këtij aksioni dhuroi gjak ishte Naser Berisha, menaxher i prodhimit te këtij Termocentrali. Përndryshe, z. Berisha që nga viti 1982 është dhurues vullnetar dhe i rregullt i gjakut. Ndjehet shumë i lumtur rreth këtij aksioni, sepse është shumë i vetëdijshëm për rolin human që ka. Ai tha, se këtij aksioni nuk do t’i ndahet kurrë deri sa ta lejojë shëndeti i tij. Me ketë rast, z. Berisha i falënderohet edhe të gjithë punëtorëve tjerë që iu kishin bashkangjitur aksionit të dhurimit të gjakut, me qëllimin më fisnik i cili shprehet edhe në moton që ka – “Dhuro gjak të shpëtojmë një jetë njeriu”.

energjia.al 20.01.2014