Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS dhe Policia nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

KEDS Sh.A. dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të shkyçjes së KEDS. Kjo nënkupton se gjatë aktiviteteve të shkyçjeve në rastet që mund të paraqesin rrezikshmëri për KEDS dhe qytetarët, do të jetë e pranishme asistenca policore. “Punëtorët e KEDS fatkeqësisht në disa raste janë sulmuar nga persona të pandërgjegjshëm. Për ne siguria gjatë kryerjes së detyrave zyrtare për punëtorët tanë është shumë e rëndësishme”, tha Vedi Yeselkilic, Drejtor Menaxhues i KEDS.

Obligimet e palëve gjatë procesit të implementimit të këtij memorandumi do të respektohen duke u bazuar dhe duke i respektuar gjithmonë kompetencat, procedurat dhe autorizimet që rregullohen me ligjet e vendit. Për më shumë, dëshirojmë të informojmë të gjithë konsumatorët se procesi i kyçjes dhe shkyçjes bëhet në parim me procedurat e përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Republikës së Kosovës dhe KEDS është i obliguar të respektojë këto procedura. KEDS synon të jetë sa më afër konsumatorëve, andaj lusim të gjithë që të kontaktojnë zyrat e KEDS për çdo paqartësi ose brengë dhe i sigurojmë të gjithë që të gjitha kërkesave do t’u përgjigjemi me përgjegjësinë më të lartë.

KEDS falënderon mbështetjen që Policia e Kosovës i ofron në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të marra për distribuim dhe furnizim me energji elektrike të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në veçanti, përshëndet çdo iniciativë që është për mbajtjen e rendit dhe qetësisë dhe funksionimin sa më të mirë të shtetit të Republikës së Kosovës.

energjia.al 14.01.2014