Tropojë, bllokohet një kamion me krom pa dokumente
Një kamion i ngarkuar me mineral kromi pa dokumente është bllokuar ditën e sotme në Tropojë. Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Skënder Doçi i cili po drejtonte kamionin me krom.
Efektivët e policisë bëjnë me dije se kamioni i bllokuar tip “Benz” ka targë 02274AM. Automjeti së bashku me lëndën minerale janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.
Balkan Web, 10.01.2014