Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Urbanët ankohen për rritjen e naftës, por nuk kanë kasa fiskale

Makina qe pret biletat në autobusët shqiptare mungon. Edhe kasa fiskale e një autobusi. Pra e vetmja mënyrë kontrolli për të vërtetuar nëse Shoqatat e Transporteve po vjedhin ato shtetin… madje në disa raste edhe veten për shkak të abuzimeve të brendshme nga ana e shofereve dhe faturinove, mungon. Shoqata e Konsumatorëve Shqiptarë e konsideron mungesën e makinerisë së cekimit të biletave si një evazion fiskal nga ana e kompanive të transportit. Shoqata argumenton se kompanitë e autobusëve para se të kërkojnë rritjen e çmimit të biletës, duhet të përmbushin kushtet e shërbimit për qytetarët. Sipas z.Cani në shërbimin urban mungon kodi i etikës si nga ana e shoferëve, ashtu edhe faturinove, respektimi i orareve dhe kushteve të tjera higjienike të automjetit. Një shembull vjen nga vendi fqinj Greqia. Besim Gjocaj është shoferi i një linje urbane në Athinë. Pasi ka udhëtuar në kryeqytetin shqiptar, ai shprehet i shqetësuar mbi pritjet e gjata të autobusëve në ndalesa duke krijuar vonesa të mëdha. Vetë shoqata e autobusëve nuk e kërkon ta vejë këtu fokusin e problemit. Ata minimizojnë vjedhjet në rastet e mungesës se makinës – kase fiskale dhe përqendrohen te subcvencionet që duhet t’iu jepte shteti. Shoqata e Transportit Urban në kryeqytet pretendon se kthimi i subvencioneve të papaguara nga shteti që prej vitit 2004, do të shërbejë për rritjen e cilësisë së shërbimit në transportin urban.

Vizion Plus, 08.01.2014