Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrokarburet, rriten monitorimet

Ministria e Industrisë dhe Energjisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për funksionimin e kërkim prodhimit të hidrokarbureve në Republikën e Shqipërisë.” Ndryshimet parashikojnë rritjen e aktivitetit monitorues të subjekteve që operojnë në këtë sektor.

Kompanitë private dhe ato shtetërore monitoroheshin vetëm nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe me ndryshimet e reja, kontrolle do të zhvillohen edhe nga Ministria e Industrisë dhe ajo e Financave. Masat e ndërmarra, që pas dy ditësh do të diskutohen në një tryezë të rrumbullakët me aktorët kryesorë në sektor para se t’i dërgohen për miratim Këshillit të Ministrave, pritet që të ulin informalitetin dhe abuzimet me shmangien e detyrimeve fiskale ndaj shtetit.

Gjithashtu, pjesë e kontrolleve të ushtruara nga Ministria e Industrisë do të jetë plotësimi i kushteve të punës si edhe kryerja e aktivitetit të kërkim zbulimit dhe prodhimit në përputhje me mbrojtjen mjedisore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të ketë funksion monitorues dhe kontrollues përsa i përket sasive të prodhuara dhe të tregtuara për të shmangur evazion të mundshëm fiskal.

Kompani të ndryshme të naftës gjatë viteve të fundit kanë deklaruar rritje të prodhimit, megjithatë tatimi mbi fitimin ka qenë pak a shumë në të njëjtat vlera pasi edhe shpenzimet për kryerjen e këtyre operacioneve janë deklaruar si tepër të larta. Gjithashtu, rregullorja me ndryshimet e reja parashikon në një nen të saj edhe detyrimin e subjekteve që kryejnë operacione të kërkim zbulimit në vendin tonë që, të gjitha të dhënat e mbledhura në terret t’i dorëzojnë pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar për të azhornuar të dhënat e nëntokës shqiptare.

Scan TV, 07.01.2014