Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Itali, pas protestave kërkohet një terminal i ri për gazjellësin

Zbatimi i projektit të gazësjellësit TAP po përballet me pakënaqësinë e banorëve në San Foca, të cilët kanë protestuar kundër kalimit të tubacionit në këtë zonë. San Foca ndodhet përgjatë Detit Adriatik, në komunën Melendugno, në rajonin e Pulias. Në lidhje me këtë çështje është zhvillua një debat publik në Leçe që përfshiu kryebashkiakë, ambienatlistë dhe operatorë turistikë të zonës në fjalë. Me sa duket rezultati i këtij debati solli një ndërgjegjësim të madh publik, i cili mund të bëjë që pika, ku tubacioni i gazjellësit TAP të lidhet me Italinë, të ndryshojë. Si do që të ndodhë, kjo pikë do të mbetet në rajonin e Pulias. Disa nga alterantivat mund të jenë zona e Otrantos, e cila është terminali i një tjetër tubacioni gazësjellës të autorizuar, ose zona e Brindizit. Ndërkaq duhet theksuar se edhe kjo komunë para disa kohësh ka shfaqur një qendrim kundra.

Vendimi

Komision puliez përgjegjës për vlerësimin e ndikimit në mjedis do të mbildhet në datë 14 janar të vitit të ardhshëm për të paraqitur përfundimet në lidhje me ndërtimin e terminalit të gazësjellësit në San Foca. Më pas përfundimet e nxjerra nga komisioni puljez, do të përcillet në Ministrinë italiane të Mjedisit. Vendimi për sa i përket ndërtimit në pjesën italine do të merret në pranverën e vitit 2014.

Alternativa

Gjatë debatit të një dite më parë, sekretari italian për Zhvillimin Ekonomik, Claudio De Vincenti, i cili u fishkëllye shpesh nga protestuesit, nënvizoi se gazsjellësi TAP është një projekt strategjik, i porositur nga Bashkimi Europian, në kuadër të politikave energjitike për të ulur përdorimin e thëngjillit. Ndërkaq, De Vincenti nuk është shprehur kundra ndryshimit të zonës, ku do të bëhet lidhja e tubacionit të gazësjellësit nga deti në tokë. Në lidhje me një alternativë të mundshme, sekretari italian për Zhvillimin Ekonomi, u shpreh se për momentin vlerësimet janë të parakohshme, duke qenë se ende po studiohet mundësia që zbatimi i projektit të gazsjellësit “TAP”, të kryehët në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shqiptarja.com 29.12.2013