Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS shpërndan dhurata për festat e fundvitit

Të enjten, më 19 dhjetor 2013, KEDS ka shpërndarë rreth 580 dhurata për nxënës të ciklit të ulët dhe parashkollorë në dy shkolla fillore në Krushë të Vogël dhe Krushë të Madhe, ndër fshatrat e prekura më së shumti në luftën e fundit në Kosovë.

Është viti i parë i funksionimit të KEDS dhe këto janë dhuratat e para që KEDS dhuron për festa të fundvitit me iniciativë të menaxhmentit të lartë të ndërmarrjes. Sipas drejtorit ekzekutiv, z. Vedi Yesilkilic, fëmijët e kësaj treve meritojnë edhe më shumë dhe buzëqeshja e tyre në ditën e sotme tregon se ata janë të shëndoshë, të hareshëm dhe plotë vullnet për jetën e tyre.“Kjo buzëqeshje më emocionon shumë dhe nuk mund ta krahasojë me asgjë më të bukur”, deklaroi z. Yesilkilic i emocionuar dhe entuziazmuar nga disponimi pozitiv i nxënësve.

Me rastin e festave të fundvitit KEDS ka shpërndarë dhurata për të treguar kujdes dhe ngrohtësi për fëmijët e Krushës, me qëllim që të njëjtit dhe familjet e tyre të mos ndjejnë që shoqëria nuk mendon dhe nuk kujdeset për ta.

Gjatë ditës së sotme mikpritja dhe ngrohtësia e pranuar në fshatrat Krushë e Vogël dhe Krushë e Madhe, na motivon edhe më tutje për të vazhduar me realizimin e qëllimeve tona në mënyrë që të minimizohen dhe / ose shuhen fare problemet në rrjetin e distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike.

Urime të gjithëve festat e fundvitit dhe urojmë që viti i ri të jetë më elektrizues dhe plot me energji.

energjia.al 19.12.2013