Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

VKM për ndërtimin e interkonjeksionit me Kosovën

VENDIME (18.12.2013):

1. Për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 110 kV Kukës (Shqipëri) – Prizren (Kosovë).

Përfitimet kryesore që do t’i vijnë të dyja vendeve nga ndërtimi i kësaj linje janë:

• Rritja e sigurisë së sistemit shqiptar dhe kosovar. Kjo ndikon në një fare mase edhe në sigurinë e sistemit rajonal të interkonjeksionit.

• Realizimi i një uljeje të kostove të operimit të sistemeve të të dyja vendeve, si rrjedhojë e operimit dhe bashkërendimit të përbashkët nëpërmjet kësaj linje.

• Kjo linjë ndihmon në optimizimin afatshkurtër dhe afatmesëm të burimeve hidrologjike dhe termale, përkatësisht, të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

2. Për krijimin e Komisionit Ndërinstitucional përbashkërendimin e punës në zbatimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).

Vendimi ka për qëllim krijimin e Komisionit Ndërinstitucional për projektin TAP për mbështetjen dhe bashkërendimin e punës në nivel institucional në zbatimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP).

energjia.al 18.12.2013