Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol dhuroi 250 milionë lekë për Klan TV

Kompania shtetërore “Albpetrol” paguan 250 milion lekë të vjetra për të sponsorizuar televizionin Klan. Kjo kompani e cila këtë vit kaloi në kolaps financiar dhe nuk mundi që të paguante pagat e punëtorëve të saj gjeti mundësinë që përgjatë vitit 2012-2013 të shpenzonte 250 milion lekë të vjetra për të sponsorizuar televizionin Kaln ku paratë i ndau në tri këste vjetore dhe janë përdorur për të mundësuar zhvillimin e një aktiviteti kulturor të këtij televizioni. Në tabletat e parqitura del fare qartë se kjo kompani e falimentuar e cila nuk paguante dot as pagat e punonjësve të saj të jepte tri këste, njëri 5 milion lekë të reja, tjetrin 9.9 milion lekë dhe këstin e tretë 10 milion lekë po të reja.

Pagesat e bëra nga Alpetrol lenë hije të mëdha dyshimi pasi kjo media është paguar shumë herë nga qeveira Berisha për reklama të shumta, por çështja e kompanisë së hidrokarbureve duket se është edhe më pikate. Pak muaj më parë, punonjësit e kësaj kompanie dolën në protesta duke bllokuar edhe rrugët lidhëse të qytetit të Fierit me zonat e tjera të vendit vetëm për faktin se kishin shumë muaj pa marrë pagat e tyre vjetore.

Kësisoj, shuma e shpenzuar nga Alpetrol për të financuar aktivitetiet kulturore të TV Klan për vitin që lem pas mund të ishte përdorur për të shlyer të gjitha pagat e punonjësve dhe jo për të financuar një media private, gjë kjo që mbetet për tu hetuar nga organet e drejtësisë. Sponsorizimi në këtë masë i një medie të vetme proqeveritare, pa asnjë verifikim të shpenzimit të pareve, është një rast flagrant, i cili duhet të çojë para drejtësisë të dy palët, ndërkohë që duhet të kthejnë pranë arkës së Albpetrolit shumat e marra.

dhurim albpetrol klan tv 1

dhurim albpetrol klan tv

Problematika

Problemi më i madh i kësaj kompania është barra financiare që ka ndaj punonjësve të saj të cilët janë ende rrugëve të qytetit pa pagat e marra, gjë e cila me shumë mundësi do ti lër ata edhe pa festuar festat e fundvitit. Problemi bëhet edhe më sensitiv pasi për pjesën më të madhe të këtyre punonjësve të rafinerive të naftës, parat që merrnin si rrogë mujore ishin të vetmet të ardhura për familjet e tyre.

Por mesa duket, një pjesë e mirë e parave të tyre kanë shkuar për të sponsorizuar disa aktivitete kulturore të një televizioni privat i cili përgjatë 8 viteve të qeverisjes Berisha ka qenë goxha i privilegjuar në gjetjen e sponsorave, jo vetëm për aktivitetet e tij, por edhe për reklamat e shumta që ka arritur që të marrë duke u kthyer në një nga mediat më shumë të paguara nga qeveria shqiptare me kryeministër Sali Berisha. Por tani barra e borxhit të kësaj kompanie i ka ngelur qeverisë së re me në krye Edi Rama pasi paratë e pa shlyera për punëtorët e rafinerive të naftës në kompaninë Alpetrol duhet të shlyhen, pavarësisht se këto para kanë shkuar në një destinacion tjetër.

Shqiptarja.com 18.12.2013