Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN: Lehtësira për hidrokarburet

Njoftim lidhur me hyrjen në fuqi të proçedurës së re për trajtimin e kërkesave të kontraktorëve dhe nënkontraktorëve që zhvillojnë aktivitete në operacionet hidrokarbure

Në kuadrin e reformave për rritjen e transparencës publike me procedurat që AKBN kryen në interes të sektorit privat, si dhe për rritjen e eficencës administrative dhe përmirësimin e marrëdhënies publik-privat, sot hyn në fuqi proçedura e re për trajtimin e kërkesave të kontraktorëve dhe nënkontraktorëve që zhvillojnë aktivitete në operacionet hidrokarbure.

Me Urdhër të Drejtorit Ekzekutiv të AKBN, subjektet që do të kërkojnë të pajisen me vërtetim për përjashtimin nga TVSH të mallrave dhe shërbimeve të lidhura me fazat e kërkimit dhe zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, do të marrin përgjigje nga AKBN brenda një afati 10 ditë pune nga data e dorëzimit të kërkesës së plotë.

Ndërsa, subjektet që do të kërkojnë të pajisen me vërtetim për përjashtimin nga Akciza dhe Tarifa Doganore të mallrave dhe shërbimeve të lidhura me fazat e kërkimit dhe zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, do të marrin përgjigje brenda 8 ditë pune nga data e dorëzimit të kërkesës së plotë.

Më parë, këto vërtetime lëshoheshin nga AKBN me vonesa deri 12 mujore.

Në rast se këto afate nuk do të respektohen nga ana e administratës së AKBN, subjektet e interesuara janë të lutura të dorezojne një ankesë prane zyrës së Drejtorit Ekzekutiv. Gjithashtu, me qëllim evidentimin e rasteve të prapambetura, janë të lutur të dorëzojnë ankesë edhe subjektet që kane paraqitur më pare kërkesën për vërtetim dhe janë ende në pritje të përgjigjes nga ana e AKBN.

AKBN qëndron plotësisht e angazhuar për rritjen e transparencës dhe përmiresimin e klimës së biznezit.

Ju faleminderit!

Video e deklaratës për shtyp

energjia.al 17.12.2013