Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP konfirmon Vendimin për Ndërtim

Aksionarët e Gazsjellësit Trans Adriatik(SOCAR, Statoil, BP, Fluxys, Total, E.ON dhe Axpo) konfirmuan sot miratimin e Vendimit për Ndërtim për zhvillimin dhe ndërtimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik. Ky miratim vjen pas bërjes publike nga Konsorciumi Shah Deniz gjatë ditës së sotme se është arritur në Vendimin Përfundimtar të Investimit në lidhje me projektin e Shah Deniz Faza II.

Viti 2013 ka qenë tejet i rëndësishëm për TAP, i cili u përzgjodh në qershor nga konsorciumi Shah Deniz si projekti i parapëlqyer i tubacionit për transportin e gazit të Shah Deniz Faza II drejt Evropës.

Njoftimi në origjinal, nga BP

Kjetil Tungland, Drejtori Menaxhues i TAP, tha: “Njoftimi i sotëm nga aksionarët tanë është një arritje e rëndësishme për TAP-in dhe një tregues i mëtejshëm i besimit të tyre të fortë në mundësitë tregtare dhe teknike të projektit. Synimi ynë tani është të ndërtojmë tubacionin brenda afateve kohore dhe brenda kufijve buxhetorë.”

Duke komentuar mbi Vendimin Përfundimtar të Investimit të marrë nga Konsorciumi Shah Deniz, Z. Tungland shtoi: “Ky vendim është një hap tjetër historik drejt realizimit të Korridorit Jugor të Gazit. Duke hapur këtë rrugë te re transporti gazi, TAP-i dhe Shah Deniz do të sigurojnë diversitetin dhe sigurinë e furnizimit me gaz për Evropën, si dhe do të përforcojnë rëndësinë strategjike të vendeve përgjatë gjurmës së gazsjellësit.”

energjia.al 17.12.2013

RAMA: TAP I HAP RRUGEN PROJEKTEVE TE REJA

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ishin të pranishëm në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes së rëndësishme të këtij projekti, që do të kalojë nga Shqipëria për në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama ka folur pas marrëveshjes së nënshkruar në Azerbajxhan për projektin TAP. Ai ka theksuar se TAP është një projekt i madh që do i hapë rrugën projekteve të reja. “Implementimi i projektit Trans-Adriatik të gazsjellësit TAP do të hapë rrugën për projekte të reja të tilla si IAP. TAP është një projekt i madh, por do të jetë akoma më i madh pasi do i hapë rrugën projekteve të reja inovative të përbashkëta mes Shqipërisë, Kroacisë , Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, në një përpjekje të përbashkët për të promovuar IAP, i cili do shpërndajë gazin në tregjet e reja nga Korridori Jugor i gazit deri në rrjedhën e pasme të tij”,- tha Rama.

“TAP mund të jetë ( dhe kemi për qëllim për të bërë këtë me ndihmën e Azerbajxhanit dhe partneri ynë strategjik Turqi ) një burim i zhvillimit jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, dhe të gjitha vendet e tjera të Evropës Juglindore, një rajon që i bashkohet epokës së re të paqes dhe të bashkëpunimit”,-theksoi Rama.

Më tej Rama deklaroi se kjo nuk është vetëm një shans për zhvillimin e tregut kombëtar të Shqipërisë që kërkon mbështetje dhe kontribut të veçantë të Azerbajxhanit. “Shqipëria duhet të bëhet një “nxitës” i gazifikimit për shumë vende të rajonit të cilat ende nuk kanë tregje të tilla dhe infrastrukturën e nevojshme. Për Shqipërinë, TAP është jo vetëm një grup mundësish, por edhe një sërë detyrimesh. Qeveria jonë do të paraqesë burimet e nevojshme njerëzore, material dhe kuadrin institucional për garantimin e punës të projektit TAP”,- tha kryeministri.

Balkan Web, 17.12.2013