Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KOSTT kërkon tregun në veri

Menaxhmenti i Operatorit të Sistemit dhe Tregut të Kosovës (KOSTT) ka udhëtuar në Bruksel me disa kushte për të nënshkruar të martën marrëveshjen kornizë me Operatorin e Transmisionit të Serbisë (EMS). Ata paralajmërojnë se në rast së kushtet e tyre nuk merren parasysh, atëherë nuk do të ketë marrëveshje. Njëra nga kushtet KOSTT-it për të arritur marrëveshje me EMS-në është që t’i lejohet operimi i furnizimit me energji elektrike në veri.
Kjo paraqet një pjesë të realizimit të marrëveshjes për energjetikën, të arritur më 8 shtator ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Kosovë. Sipas marrëveshjes që kanë arritur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq, në veri parashihet që në vitin 2015, kur edhe do të liberalizohet tregu i furnizimit me energji elektrike, të formohet enkas për veri një kompani që do të mund të blinte energji nga cilido operator i Transmisionit.

Zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami-Rama, ka thënë për Tribuna se nënshkrimi eventual kushtëzohet me harmonizimin e kërkesave të KOSTT-it në këtë marrëveshje.

Portali Telegrafi, 10.12.2013