Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ismajli në Londër siguron mbështetjen e BERZH për energjinë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli është duke qëndruar në një vizitë në Britaninë e Madhe, ku do të marrë pjesë në konferencën vjetore “Mines and Money”, ndërsa do të ketë takime me qeveritarë të Britanisë si dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Ismajli është takuar me përfaqësues të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), përfshirë anëtarët e Bordit të kësaj banke si dhe menaxhmentin për sektorin e energjisë, me të cilët ka diskutuar lidhur me projektet që mund të financohen nga BERZH në sektorin e efiçiencës, transmisionit si dhe energjinë e ripërtritshme.

Po ashtu, theks të veçantë gjatë këtyre takimeve i është kushtuar projektit të termocentralit “Kosova e Re”, ku është diskutuar lidhur me strategjinë e energjisë të kësaj banke dhe mundësitë për të siguruar mbështetje në zhvillimin e projektit si dhe financim për ndërtimin e tij.

Struktura e re e projektit dhe interesimi i investitorëve të marrin pjesë në këtë projekt është diskutuar në detaje. Me këtë rast u tha se në mënyrë që të financohet ky projekt nga BERZH, është e rëndësishme që të aplikohen standardet më të larta ndërkombëtare sa i përket mbrojtjes së ambientit, përfshirë edhe direktivat Evropiane.

Në këtë aspekt, Ministri Ismajli ka siguruar bashkëbiseduesit se i gjithë projekti është në përputhje të plotë me standardet Evropiane dhe për të siguruar këtë edhe BERZH do të vazhdojë të japë mbështetjen në zhvillimin pakos tenderuese.

energjia.al 03.12.2013