Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Libia rrit çmimet e naftës

Nafta Brent e Londrës po qendron pranë nivelit të 111 dollarëve për fuçi në sesionin e sotëm, pasi trazirat në Libi kanë rritur shqetësimet për mungesë të naftës bruto në tregun europian, në një kohë që stina e Dimrit sjell një kërkesë më të lartë për naftë.

Por në anën tjetër rritja e rezervave të naftës bruto në SHBA ka kufizuar fitimet. Në mbyllje të sesionit aziatik, nafta Brent e Londrës u rrit me 11 cent në 111 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane për Janarin ra me 41 cent në 93.45 dollarë për fuçi.

Analistët mendojnë se nafta Brent mund të rritet drejt 114 dollarëve për fuçi në terma afatshkurtra, ndërsa për naftën amerikane niveli i rezistencës është 99.5 dollarë.

Scan TV, 27.11.2013