Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Europës i duhen 185 miliardë metra kub gaz

“Gazprom” llogariti se kërkesat e Evropës për gaz të importuar do të rriten deri në 145 miliardë metra kub deri në vitin 2025, ndërkohë që deri në vitin 2035 – në 185 miliardë metra kub.

Për këtë njoftoi Nënkryetari i koncernit, Aleksandër Medvediev.

Sipas fjalëve të Aleksandër Medvediev, Evropën e pret një rënie e prodhimit në vendburimet e veta të gazit si dhe një rritje e njëkohshme e kërkesës për karburant.

Nënkryetari i “Gazprom” është i bindur se në tregun evropian do të mbetet një vend për kompaninë ruse, pasi vendburimet shiste argjilore do të jenë jofitimprurëse, ndërkohë që gazi i lëngshëm do të dërgohet në tregun aziatik.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 27.11.2013