Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italia premton privatizime për të reduktuar borxhin

Italia do të shesë aksionet e enteve publike, duke përfshirë kompaninë e naftës dhe të gazit Eni në mënyrë që të sigurojë deri në 12 miliard euro (16.16 miliard dollarë) vitin e ardhshëm dhe të ndihmojë në reduktimin e borxhit publik, tha dje kryeministri Enrico Letta.

Zotërimet që do shiten përfshijnë STMicroelectronics, ndërtuesin e anijeve Fincantieri, kontrollorin e trafikut ajror Enav dhe 3 përqind të Eni, edhe pse Italia do të mbajë mbi 30 për qind të aksioneve të saj të përgjithshme në kompaninë e energjisë, tha Letta.

Ai u tha gazetarëve pas takimit të kabinetit se gjysma e shumës së siguruar nga shitjet do të përdoren në reduktimin e borxhit të Italisë gjatë vitit 2014, dhe shtoi se ai shpresonte se kjo do të ndihmonte të fitonin ‘hapsirë’ në investime nga Komisioni Evropian.

Borxhi publik i Italisë prej rreth 133 për qind të produktit të brendshëm bruto është i dytë më i lartë në zonën e euros pas Greqisë. 6 miliard eurot e siguruara nga privatizimet të përcaktuara për reduktimin e borxhit janë të barazvlefshme me rreth 0.3 për qind të PBB-së.

Italia kishte premtuar prej vitesh që të niste programin e privatizimeve dhe shitjeve të aktiveve të tjera , por qeveritë e njëpasnjëshme nuk arritën ta mbajnë premitimin.

Ministri i Ekonomisë Fabrizio Saccomanni u tha gazetarëve se plani i privatizimit ‘shton një element më konkret ‘ të angazhimeve të Italisë për reduktimin e borxhit, ndaj Komisionit Evropian këtë muaj. Ai nuk dha asnjë afat të saktë kohor në lidhje me shitjet.

Komisioni nuk pranoi të ofronte për Italinë asnjë ‘fushëveprimi’ për të rritur shpenzimet publike në investime për shkak sepse plani fillestar i buxhetit të saj nuk siguroi asnjë reduktim të borxhit masiv publik të saj.

Revista Monitor, 22.11.2013