Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE, autonome nga gazi rus

Operatorët e gazit në Ukrainë dhe në Sllovaki janë pranë nënshkrimit të një marrëveshje, që do të lejojë Bashkimin Europian të transportojë gaz nëpërmjet Sllovakisë në Ukrainë, duke reduktuar varësinë e Kievit dhe kontinentit europian nga gazi rus.

Kjo marrëveshje mbi gazsjellësin mund të sjellë një marrëveshje partneriteti historike midis Bashkimit Europian dhe Ukrainës. Kjo e fundit është bërë një “mollë sherri” mes Bashkimit Europian dhe Rusinë, për shkak të interesave strategjike. I pyetur nëse marrëveshja është gati për tu firmosur, Ministri Ukrainas i Karburanteve dhe Energjisë, Eduard Stavytsky tha për Reuters: “Po, nuk ka asnjë dyshim”.

Ndërsa zëdhënësja e Komisionit Europian Marlene Holzner deklaroi se, palët janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes, sipas së cilës gazi do të rrjedhë nga Perëndimi në Lindje nëpërmjet Sllovakisë në Ukrainë. Sipas saj marrëveshja është përfunduar dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi që pritet të ndodhë në ditën në vijim. Bashkimi Europian ka një interes të madh në forcimin e lidhjeve me Ukrainën, ku mosmarrëveshjet në lidhje me çmimin e gazit me kompaninë shtetërore ruse, Gazprom kanë bërë që “rubineti trë mbyllet” dy herë për Ukrainën dhe BE-në.

Nëse Ukraina plotëson kushtet, ajo do të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe forma të tjera bashkëpunimi me Bashkimin Europian në samitin që zhvillohet në datën 29 Nëntor në Vilnius. Ndërsa në anën tjetër Rusia dëshiron që Ukraina ti bashkohet zonës së tregtisë së lirë ku bën pjesë edhe Bjellorusia dhe Kazakistani. Prej vitesh Bashkimi Europian po përpiqet të ulë varësinë ndaj gazit rus. Një hap i rëndësishëm do të jetë edhe përfundimi i gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP, që kalon edhe nëpërmjet territorit të Shqipërisë.

Scan TV, 20.11.2013