Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reagon MEI rreth ngjarjes së Bulqizës

Duke marrë shkas nga ngjarja e ditës së sotme në Bulqizë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron opinionin publik se Reparti i Inspektim, Shpëtim Minierave dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë kontrolluar situatën në zonën D në Bulqizë dhe në raport kanë konstatuar probleme të kushteve të sigurisë në subjektin “Tur-Alb Krom” shpk i cili operon si nënkontraktor i koncesionit “Albanian Chrome”.

Referuar këtyre problemeve të theksuara me kushtet e sigurisë, Ministri i Energjisë ka urdhëruar pezullimin e pjesshëm të aktivitetit minerar për zonën D.

Është detyrë ligjore e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë që të monitorojë zbatimin e marrëveshjeve kontraktuale mes shtetit dhe subjekteve private, në të gjitha aspektet, përfshirë dhe veçanërisht sa i takon zbatimit të kushteve të sigurisë teknike.

Ligji përcakton gjithashtu kushtet minimale që duhen plotësuar që një operator të vazhdojë ta ushtrojë aktivitetin minerar. Në të kundërtën, shteti nuk mund të rrijë duarkryq por Ministria ka detyrimin ligjor që të pezullojë çdo marrëveshje e cila bie ndesh me përcaktimet ligjore dhe cënon sigurinë e jetën e minatorëve të punësuar.

Duke e konsideruar prioritet jetën e minatorëve, Ministria e Energjisë dhe Industrisë refuzon çdo akt që bie ndesh me këtë parim dhe i kërkon Policisë së Shtetit që të hetojë çdo rast presioni që zotërues të lejeve minerare ushtrojnë në mënyrë direkte apo indirekte ndaj institucioneve shtetërore për të neglizhuar zbatimin e ligjit dhe standardeve minerare në marrëveshjet kontraktuale.

energjia.al 18.11.2013