Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndotja nga miniera ne Devoll

Miniera e Bitinckës nuk është më larg se 2 km larg nga qyteti i Bilishtit, ndërsa galeritë e minierës së Hekur Nikelit shtrihen nga sipër qytetit e përfundojnë deri në afërsi të fshatit Progër. Vitet e fundit kjo minierë nuk shfrytëzohet ndaj dhe për këtë me kërkesë të banorëve të fshatit Bitinckë janë mbyllur të gjitha galeritë, me përjashtim të Traverbankut që ruhet gjatë gjithë kohës. Por,për banorët shqetësim mbetet shfrytëzimi i malit mbi fshat për nxjerrjen e hekur nikelit, kërkim që tashmë nuk bëhet në galeri siç është nxjerrë ky mineral deri vonë. Nga nxjerrja e hekur-nikelit në sipërfaqe mbi fshat është kthyer në shqetësim për banorët e këtij fshati,po aq sa tashmë është kthyer në shqetësim për blegtorinë, pasi mjedisi është i ndotur duke rrezikuar jetën këtyre banorëve. Alfred Topi ka punuar për më shumë se 10 vite në këtë minierë,por tani është i shqetësuar për shfrytëzimin qe i bëhet malit në sipërfaqe. Të njëjtin shqetësim ndajnë edhe banorë të tjerë të fshatit përfshi këtu edhe bashkëshortet Pëllumb e Vezire Stene. Miniera e Bitinckës është një nga zonat më të ndotura në vend, e klasifikuar kështu nga një raport i PNUD-it dhe Ministrisë sonë të Mjedisit.

Vizion Plus, 17.11.2013