Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKK i rekomandon KOSTT-it anulimin e një tenderi

Agjencia kundër korrupsionit përmes një opinioni i rekomandoj Operator Sistemi, Teansmision dhe Tregu KOSTT që t`i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme  drejt evitimit të shkeljeve të evidentuara në lidhje me tenderin “ Furnizimi dhe Instalimi i TR3,40MVA në NS 110/10 KV- Prishtina 2 “.

Kjo është rezultat i  një ekspertize  që i është bërë procedurave të këtij tenderi nga ana  Divizionit për Parandalimin e Korrupsionit në Prokurimin Publik pranë Departamentit të Parandalimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Departamenti i Prokurimit pranë KOSTT-it ka përgatitë “ Njoftimin për Kontratë ” me titull “ Furnizimi dhe Instalimi i TR3,40MVA në NS 110/10 KV- Prishtina 2 “ me nr. prokurimi:  KOSTT 13 79 511, e cila është publikuar në faqen elektronike të KRPP-së me dt. 06.11.2013, në Procedurë të Hapur.

Gjatë ekzaminimit të kësaj procedure të prokurimit në“ Njoftimin për Kontratë ” Agjencia Kundër Korrupsionit ka hasur në disa të dhëna që nuk janë në përputhje të plotë me Procedurat e Prokurimit të cilat rregullohen me ligjin e Prokurimit Publik i cili është i zbatueshëm në Republikën e Kosovës.

Gjetjet e Agjencisë tek dosjet e këtij tenderi lidhen me atë se Autoriteti Kontraktues tek pika III.2.3 e rubrikës Kapaciteti ekonomik dhe financiar tek pika 1 është kërkuar Qarkullim Financiar nga viti 2010 së paku 10,000,000.00 €( i dokumentuar me kopje të kontratave dhe vlera të Kontratave ). Agjencia konstaton se kjo  kërkesë  bie ndesh me ligjin  në fuqi për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.

Po ashtu tek pika e njëjtë e rubrikës Kapaciteti ekonomik dhe financiar , është kërkuar që nëse Operatori Ekonomik është në Konzorcium, atëherë Kryesuesi i Konzorciumit duhet të ketë qarkullim vjetor së paku 70 % e vlerës së shënuar nën pikën a.

Kriteret e lartcekura në pikën III.2.3 të rubrikës  Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar pika 1 siq janë përshkruar në “ Njoftimin për Kontratë” dhe “ Dosjen e Tenderit “ janë kritere diskriminuese dhe në këtë mënyrë eliminojnë konkurrencën e lirë dhe favorizojnë Operatorët Ekonomik të caktuar.

Agjencia ka konstatuar se veprimet e Autoritetit Kontraktues  bien ndesh me nenin 68 Gjendja Ekonomike dhe Financiare dhe nenin 71 Grupet e Operatorëve Ekonomik dhe Operatorët e Huaj Ekonomik të Ligjit për Prokurimin Publik.

Si rrjedhojë Agjencia i ka rekomanduar KOSTT që të bëjë anulimin e kësaj procedure të prokurimit dhe të shmangen praktika të tilla në të ardhmen.

 

energjia.al, 15.11.2013