Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shoqëronte kamionët me krom, pranga pronarit të kompanisë

Vihet në pranga pronari i një kompanie kromi në qytetin e Kukësit. Burime nga policia e qytetit verilindor kanë bërë të ditur se, mëngjesin e sotëm kanë vënë në pranga Ardit Alia-jn, pasi i janë bllokuar dy kamionë me kromë.

Sipas policisë, i arrestuari ishte duke shoqëruar kamionët e kromit, kur ishte duke i nxjerrë ato jashtë Shqipërisë, nga pika e kalimit kufitar të Qafë Prushit në Has.

Policia e Kukësit tha se arrestimi i 29-vjeçarit është bërë pasi gjatë kontrollit në vendin e quajtur, Rruga e Zogajve në rrethin e Hasit ka qenë duke transportuar mineral kromi pa dokumentacion. Kromi i përkiste kompanisë me emrin “Aliaj Group”.

Minerali ishte i ngarkuar në 2 mjete me rimorkio, përkatësisht 1 mjet tip “Skania” me targa LA 7428 A dhe 1 mjet tip “Volvo” me targa 03-184-CO.

Policia ka bllokuar edhe dy kamionët me krom, si pjesë e operacionit ndaj paligjshmërisë në tregtinë e kromit në Shqipëri.

Shqiptarja.com 13.11.2013