Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Në Prizren zgjerohet rrjeti i shpërndarjes

KEDS përkrahë Këshillin Danez për Refugjatë përmes dhurimit të materialit dhe ndihmës në bazë të kërkesës së parashtruar nga e njejta organizatë. Përkrahja bëhet me qëllim të zgjerimit të rrjetit të tensionit të ulët në qytetin e Prizrenit.

Përveç përkrahjes me material, KEDS do të ekzekutojë të gjitha punët profesionale. Ky zgjerim rrjeti do të furnizojë me energji elektrike qytetarë që kthehen të jetojnë në Kosovë nga vendet e jashtme dhe implementohet në Prizren.

KEDS edhe njëherë konfirmon gatishmërinë për të qenë pranë kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës me qëllim të përmirësimit dhe ngritjes së kapacitetit të rrjetit të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike. Besojme që përmes nismave të tilla dhe përmes projekteve tona investuese do të zvogëlohen humbjet në distribuimin e energjisë elektrike, do të ngritet kapaciteti i distribuimit dhe me këtë do të përmirësohet rrjeti i distribuimit të energjisë elektrike në përgjithësi.

KEDS do të investojë një shumë të përgjithshme prej 17 milionë euro deri në fund të vitit 2013, shumë kjo që tejkalon zotimet e KEDS për investime, pas përfundimit të procesit të privatizimit së rrjetit të distribuimit dhe furnizimit me energji elektrike. Në periudhë 15- vjeçare, KEDS do të investojë më shumë se 300 milionë euro.

energjia.al 08.11.2013