Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Forcimi i dollarit rrëzon çmimet e naftës

Dy benchmarkët kryesorë të naftës kanë zgjeruar humbjet në sesionin aziatik, por pas hapjes së bursave europiane kanë rikuperuar një pjesë të humbjeve.

Presioni është rritur pasi të dhënat treguan se importi i nafës bruto nga Kina ra për Tetorin në nivelin më të ulët në 1 vit. Në mbyllje të tregtisë aziatike nafta Brent e Londrës ra me 39 cent në 103 dollarë për fuçi, por pas hapjes së bursave europiane fitoi një pjesë të humbjeve dhe tregtohet në rreth 103.5 dollarë për fuçi.

Ndërsa nafta Bruto amerikane për Dhjetorin ra me 15 cent në 94.35 dollarë për fuçi, ndërsa një ditë më parë humbi 60 cent. Por megjithatë humbjet janë kufizuar nga trazirat sociale në Libi dhe nga rritja e ekonomisë amerikane me 2.8% në tremujorin e tretë të këtij viti.

Scan TV, 08.11.2013