Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Papulias: “Përshëndes projektin e gazsjellësit TAP”

Në Tiranë u zhvillua dje një tryezë e përbashkët shqiptaro-greke, në fokus të së cilës ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Të pranishëm ishin edhe presidentët e dy vendeve, Nishani dhe Papoulias.

“Objektivi grek është të përforcojmë aktivitetin ekonomik dhe investimet tona në gjithë sektorët. Përshëndes projektin e gazsjellësit TAP që përbën një zhvillim të rëndësishëm dhe shpreh vullnetin për bashkëpunimin mes vendeve tona. Përtej krizës ekonomike prezenca e investimeve tona në Shqipëri është dhe do mbetet e rëndësishme. Greqia ka qenë në radhët e investitorëve kryesorë në Shqipëri. Mijëra qytetarë punojnë në bizneset kryesorë. Jemi partnerët e dytë tregtarë. Ne jemi gati të intensifikojmë në fushën e biznesit, tregtisë, energjisë, ndërtimit dhe teknologjisë së lartë” u shpreh presidenti Papoulias.

Nga ana e tij presidenti Bujar Nishani u shpreh: “Ky aktivitet jo vetëm e pasuron axhendën e vizitës zyrtare të Presidentit Papoulias por i jep asaj më shumë përmbajtje mes vlerave të bashkëpunimit mes dy vendeve, shqiptarët dhe grekët kanë një histori të hershme dhe traditë të pasur bashkëpunimi dhe solidariteti. Prania e minoritetet grek në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi i kanë forcuar më tepër këto lidhje. Marrëdhëniet ekonomike dhe shkëmbimet tregtare kanë njohur rritje të dukshme. Nga pikëpamja e investimeve Greqia mban një pozicion të rëndësishëm. Niveli i bashkëpunimeve dhe shkëmbimeve tregtare kanë shënuar rritje nga vitet 2008-2009, për të pasuar pastaj një fazë stabël për shkak edhe të krizës greke. Rajoni ynë ka hyrë në një fazë paqeje dhe stabiliteti të qëndrueshëm. Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me Greqinë për implementimin në terren të projektit TAP”.

energjia.al 05.11.2013