Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Privatizimi i ‘Trepçës’, peng i bisedimeve me Serbinë

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, njohës i çështjeve ekonomike, mendon se çështja e ‘Trepçës’ është lënë qëllimshëm pas dore, për shkak të ndikimeve politike të jashtme, por edhe të interesave të disa zyrtarëve qeveritarë dhe faktorit ndërkombëtar

Se si do të menaxhohet e ardhmja e gjigantit metalurgjik “Trepça”, vazhdon të mbetet në pikëpyetje. Kur bëhet fjalë për këtë gjigant, disa herë janë vënë në shprehje edhe apetitet e drejtuesve të Qeverisë për të pasur dorë në të. Politikanë të ndryshëm kohë pas kohe kanë dhënë ide të ndryshme për të, por njëra prej tyre ka qenë ideja e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, i cili pati thënë se ndërmarrjet publike nuk duhet privatizuar, por duhet të jepen në shfrytëzim për një kohë të caktuar dhe në fund përsëri të mbesin pronë e Kosovës. Por, çështje e gjigantit ‘Trepça’ duket se është peng edhe i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për shtrirjen gjeografike në pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës. Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, thotë për gazetën se puna e ‘Trepçës’ me siguri se do të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë dhe privatizimi i saj ka mbetur edhe peng i zhvillimeve politike ndërmjet Kosovës e Serbisë edhe për faktin ‘Trepça’ është ndarë në dy pjesë, Mitrovicën jugore dhe atë veriore…(Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT).

Gazeta Kosova Sot, 03.11.2013