Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë: Gjysma e pompave, pa licenca

Pikat e shitjes shtohen pa kurrfarë kriteresh

Paqartësitë ligjore, përplasja mes MTI-së dhe komunave, korrupsioni ndikojnë që pompat të “mbijnë” njëra pas tjetrës dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Sipas të dhënave të deritanishme në Kosovë llogaritet të operojnë rreth 900 kompani apo pompa të benzinës dhe përafërsisht gjysma e tyre nuk posedojnë licenca për punë. Aq më keq që pompat e benzinës nuk përfillin kriteret e ndërtimit dhe distancën në mes tyre. Të tilla raste ka shumë. Një rast konkret është në fshatin Komaran të Drenasit, ku për një distancë prej 1 kilometri operojnë tri pompa të benzinës, “Hib Petrol”, “Al Petrol” dhe “Fer Petrol”. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Komuna e Drenasit thonë se distanca në mes pompave nuk është kompetencë e tyre. Në Komunën e Drenasit thonë se disa herë kanë kërkuar përgjigje nga MTI-ja, mirëpo janë injoruar nga kjo e fundit, duke mos marrë përgjigje. Rruga nga Llapushniku deri në Sllatinë është e stërmbushur me pompa që merren me shitjen e derivateve të naftës. Në një largësi prej rreth 15 kilometrash, nga 4 pompa të derivateve, të cilat ishin deri para dy vjetëve, janë bërë hiq më pak se 11 të tilla në vetëm një drejtim.

Gazeta Kosova Sot, 31.10.2013