Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS i gatshëm për ditën e zgjedhjeve

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor edhe KEDS i ka shtuar të gjitha masat për furnizim të rregullt dhe cilësor me energji elektrike në të gjitha rajonet e Kosovës.

KEDS do të jetë në gjendje të shtuar gatishmërie, sidomos të dielën, më 3 Nëntor (në ditën e zgjedhjeve) që nga ora 6:00 e mëngjesit deri në orën 6:00 të ditës së nesërme (24 orë). KEDS ka shtuar numrin e punëtorëve në Qendrën e Thirrjes në gjithsej 24 punëtorë që do të punojnë 24 orë pandërprerë.

Kapacitetet punuese do të mobilizohen plotësisht në terren përmes ekipeve të mirëmbajtjes, me qëllim që furnizimi me energji elektrike të mbulojë kërkesat e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në veçanti kërkesat e qendrave të votimit.

Ekipe të KEDS do të kenë në vëzhgim të gjitha qendrat e votimit për të qenë të gatshëm për parandalimin dhe eliminimin e menjëhershëm të ndonjë prishjeje teknike që mund të shkaktojë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në këto qendra. Për më shumë, ekipet vëzhguese të institucioneve të rendit dhe qetësisë do të angazhohen për të raportuar për probleme eventuale gjatë furnizimit me energji elektrike. Një linjë e veçantë e komunikimit do të jetë në dispozicion për institucionet e ruajtjes së rendit dhe qetësisë dhe për palët e tjera, të përfshira në procesin zgjedhor në Kosovë. E gjithë kjo bëhet me qëllim që procesi i raportimit të problemeve të mundshme në rrjetin e furnizimit me energji elektrike të jetë më i shpejtë dhe efikas.

Në rast të ndonjë avarie eventuale, KEDS ka siguruar rritje të importit me qëllim të mbulimit të kërkesës maksimale të qytetarëve të Republikës së Kosovës për energji elektrike. Për më shumë, KEDS paraprakisht ka siguruar energji të bollshme përmes importimit në ditën e zgjedhjeve me qëllim që edhe KEDS të jetë pjesë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Luten të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të raportojnë problemet e ndryshme në rrjetin elektrik në numrat në vijim: 038 501 701 1000 dhe / ose 038 79 1000. Ju sigurojmë që të gjitha problemet tuaja t’i sanojmë në afatin sa më të shkurtër kohor, pasi që ekipet tona janë prezente me numër maksimal gjithandej Kosovës.

Besojmë që procesi zgjedhor do t’i përmbushë të gjitha vlerat demokratike të Republikës së Kosovës dhe përfundimisht, urojmë proces të mbarshëm zgjedhor!

 

energjia.al, 01.11.2013