Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministria e Brendshme anullon megatenderin e karburanteve

Ministria e Brendshme njofton se në procedurën e prokurimit me objekt ”Furnizim me karburante në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe institucioneve të varësisë”, me fond limit 163,382,663 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, zhvilluar në datë 11.4.2013, ndarë në gjashtë lote, loti I “Furnizim me lëndë djegëse për automjete karburant diesel (gazoil)”, loti II “Furnizim me lëndë djegëse për ngrohje industriale dhe shtëpiake”, loti III “Furnizim me lëndë djegëse për automjete benzinë pa plumb”, loti V “Furnizim me naftë F-76” dhe loti VI “Furnizim me lëndë djegëse për automjete, për përdorim shtëpiak dhe industrial GLN (mishelë)” procedura është anuluar, për mungesë konkurrence, për shkak se në lotin II dhe lotin VI nuk u paraqit asnjë ofertë ndërsa për lotet I, III dhe V nuk ka pasur asnjë ofertë të kualifikuar.

energjia.al, 30.10.2013