Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri urdhëron kontrollin e koncensioneve dhe lejeve minerare në Bulqizë.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri urdhëroi ngritjen e Grupit te Punës për vlerësimin e përgjithshëm të aktivitetit minerar sipas detyrimeve të marrëveshjeve koncesionare dhe lejeve minerare të dhëna në zbatim të legjislacionit minerar në fuqi, në rajonin krom mbajtës Bulqizë.

Grupi do të analizojë realizimin e programit të koncesionit, ndërsa do të kontrollohet edhe plotësimi i kushteve të sigurisë dhe të shëndetit në punë të punonjësve të punësuar në aktivitetin minerar.

Kontrolli përfshin gjithashtu edhe evidentimin e aktiviteteve të palicensuara që ushtrojnë veprimtari në këtë zonë. Në planin e punës do të jetë edhe kryerja e bilancit të rezervave të mineralit të kromit për secilën leje minerare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të tyre, ashtu sikurse bilanci i realizimit të prodhimit të mineralit në vite, krahasuar ky me prodhimin e parashikuar në programet e secilës marrëveshje dhe leje minerare.

Grupi i punës do të shqyrtojë edhe realizimin e grafikut të investimeve të kryera sipas detyrimeve të parashikuara në kontratat koncesionare dhe kushteve të vëna në lejet minerare.

energjia.al 29.10.2013