Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKP: Borxhet reale të Trepçës të shlyhen me shitjen e disa aseteve

Pretendimet për borxhet që u ka gjigandi Trepça kanë arritur shuma të mëdha. Deri tash vlera e tyre ka tejkaluar 1 miliard euro, pa e futur këtu edhe kërkesën e Qeverisë së Kosovës, e cila thotë t’i ketë investuar më se 1 miliard të tjera në rivitalizimin e kësaj ndërmarrjeje.

Zrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë propozuar që për t’i shlyer ato borxhe, të cilat dalin të vërteta, t’i paguajnë me shitjen e disa aseteve q ë nuk janë të vlefshme më, transmeton KTV.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka thënë se brenda një kohe të shkurtë do të procedojnë në qeveri propozimin që Trepçës t’i ndërrohet statusi nga ajo shoqërore në atë publike. Megjithatë, Ismajli nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë çështje.

Ish-drejtori i Trepçës në vitet e 80-ta, Aziz Abrashi, hedh poshtë të gjitha pretendimet që një numër kompanish, kryesisht serbe, synojnë të përfitojnë nga ky aset i Kosovës.

Sipas tij, asnjë investim nuk është bërë në Trepçë nga kompanitë pretenduese. Pretendimet për borxhe që Trepça ka ndaj disa kompanive daton nga përfundimi i luftës dhe vendosja e administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

Gazeta Zeri, 27.10.2013