Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Makine e vjetër, takse e re

Vetëm gjatë vitit 2012-të në Shqipëri janë importuar 60 mijë makina. Këto lloj automjetesh jo vetëm ndotin ambientin por në shumë raste bëhen shkak për rrezikimin e jetës së qytetarëve. Çështja më e debatuar gjatë këtyre viteve në Shqipëri ka qenë pikërisht nëse duhet rritur apo jo taksa e qarkullimit të automjeteve. Jo më larg se në qershor të këtij viti buxheti i shtetit pësoi një humbje në vlerën e 2.5 miliard lekëve nga hyrja në fuqi e ligjit të ri për përgjysmimin e taksës së qarkullimit të makinave. Edhe pse gjatë katër viteve të fundit kjo lloj takse është ndryshuar disa herë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, në një takim me koncesionarët e makinave dha të kuptohej se shumë shpejt do të merren masat që ata që kanë makina të vjetra të paguajnë më shumë. Kjo ka qenë edhe një nga kërkesat e kompanive të cilat sjellin në Shqipëri makina me kilometrazh zero. Ata i bënë të ditur ministrit se e kanë të pamundur që të konkurrojnë në një treg i cili përveç informalitetit, tërheq klientët duke shitur më lirë automjetet. Por a janë dakord drejtuesit e makinave për rritjen e kësaj takse? Vendet e Bashkimit Europian tatojnë më shumë automjetet e vjetra të cilat bëhen shkak për mbrojtjen e ambientit. Por në Shqipëri, përveç pjesës së tregtimit të mjeteve me përdorim afatgjatë shqetësim mbetet edhe pjesa e shërbimit që shoferi i bën makinës së tij. Sipas të dhënave nga shoqata e transporteve 80% e serviseve në vendin tonë punojnë në mënyrë informale.

TV Vizion Plus, 25.10.2013