Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prokuroria: S’i publikojmë dot emrat e kompanive

Burimet zyrtare pohojnë për gazetën “Koha Jonë” ecurinë e procesit të hetimit

Nëse nuk verifikohet se kemi të bëjmë me një vepër penale, atëherë emrat e kompanive të përfshira në hetimin mbi abuzimin e mundshëm me sasinë e shitjes së karburanteve nuk mund të publikohen. Ky është qëndrimi që mban organi i akuzës lidhur me këtë çështje, mbi fazën në të cilën gjendet aktualisht procesi i hetimit në fjalë. Kështu, gjatë një prononcimi të posaçëm, burimet zyrtare të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme, bëjnë me dije se ndërsa hetimi ende po vazhdon, nuk mund të ketë një publikim të emrave të kompanive për të cilat deri tani është thënë se kanë abuzuar me shitjet e sasisë së naftës apo të benzinës nëpër pikat e karburantit.

Sakaq, nga rezultatet e publikuara edhe më parë mbi hetimin e nisur pas dorëzimit të dosjes së posaçme me shkelje nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, kujtojmë se në total kanë qenë 14 pika karburantesh në mbarë vendin, të përfshira në rrjetin e mashtrimit dhe vjedhjes me shitjen e sasive të naftës dhe të gazit, nga të cilat 4 pika në kryeqytete dhe 10 pika në rrethe.

Koha Jonë, 22.10.2013