Rihetim privatizimit të ARMOs. Në verifikim çdo kalim pronësie
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim të plotë për kompaninë ARMO, që nga procesi i privatizimit e deri tek zhvillimet që kanë pasuar kalimin e pronësisë nga njëra firmë tek tjera.
Hetimi do të kalojë në sitë ish-zyrtarë dhe kompani private. Përfshirja e prokurorisë për Krimet e Rënda është bërë pasi veprat penale që po hetohen përfshijnë korrupsionin aktiv dhe pasiv për funksionarët e lartë shtetërorë.
Që pas privatizimit, ARMO ka ndërruar disa herë pronarë duke grumbulluar gati 600 milionë dollarë borxhe ndaj shtetit dhe privatëve të tjerë. Aktualisht, shoqëria ka si aksioner kryesor një bankë shqiptare e cila e administron ARMO-n përmes një zinxhiri kompanish, ndërkohë që aktiviteti është dhënë me qira.
Vetëm nga dy qiradhëniet e fundit janë grumbullar borxhe që llogariten në mbi 40 milionë dollarë amerikanë.
Top Channel, 10.12.2018