Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Gjiknuri priti në takim ambasadoren e Francës znj.Moro

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti në një takim ambasadoren e Francës në Tiranë, zonjën Christine Moro. 

Z. Gjiknuri e njohu ambasadoren me fushën e veprimit të ministrisë që ai drejton dhe problematikat kryesore me të cilat ndeshet sektori i energjisë dhe ai i industrisë.
Ministri deklaroi se sektori energjetik është në një krizë financiare dhe në kuadër edhe të kësaj situate po kërkohet të gjendet një zgjidhje edhe sa i takon konfliktit me kompaninë çeke CEZ.

Ministri u ndal më tej edhe tek nevoja për të kryer diversifikimin e burimeve energjetike duke mos mbetur totalisht të varur nga burimet hidrike.

Vëmendje të veçantë në këtë kontekst merr edhe gjenerimi i kapaciteteve në fushën e gazit duke shfrytëzuar avantazhet që sjell projekti i rëndësishëm i gazsjellësit TAP.

Ambasadorja Moro dhe Ministri Gjiknuri ndanë sëbashku vullnetin pozitiv për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve duke nxitur edhe investitorët francezë të bëhen pjesë e projekteve në energjetikë dhe industri.

energjia.al 22.10.2013