Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ahmeti: Liberalizim i tregut të energjisë

Tregu energjetik në Shqipëri do të vazhdojë të liberalizohet duke siguruar standarde solide për mbrojtjen e investimeve private. Kreu i ERE, Petrit Ahmeti, tha për RTV SCAN se, po bashkëpunohet me vendet e rajonit për të përmirësuar dhe përfaruar legjislacionin në sektorin energjetik në mënyrë që, të tërhiqen sa më shumë investime private.

Ahmeti tha gjithashtu se, do të përmirësohet kuadri ligjor përsa i përket funksionimit të kompanive të furnizimit me pakicë të energjisë. Kjo masë do të merret për të garantuar një mbrojtje më të gjerë të konsumatorëve shqiptarë. Petrit Ahmeti u zgjodh në krye të ERE nga Kuvendi i Shqipërisë një javë më parë, duke zëvendësuar në këtë detyrë ish-kryetarin, Sokol Ramadani. Petrit Ahmeti ka një përvojë të madhe në sektorin e energjisë, ku nga viti 2003 deri në vitin 2007 ka qenë anëtar i Bordit të Komisionerëve të ERE.

TV Scan, 18.10.2013