Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qymyri do të bëhet lënda djegëse kryesore deri në 2020

Qymyri do të shndërrohet në karburantin më të konsumuar në botë deri në vitin 2020, duke parakaluar përkatësisht këtij treguesi naftën.

Me këtë parashikim doli më 14 tetor eksperti i kompanisë kërkimore “Wood Mackenzie”, William Durbin.

Në vitin 2020 konsumi i qymyrit do të arrijë shifrën 4.5 miliardë ton në ekuivalent të naftës, në një kohë kur nafta është vetëm 4.4 miliardë ton.

Rolin kryesor në rritjen e kërkesës për qymyr do ta luajnë Kina dhe India. Kina do të përbëjë 2/3 e rritjes së konsumit të qymyrit. William Durbin sugjeroi se Kina do të mbështetet tek qymyri për shkak të aksesit në të dhe faktit se ai është i lirë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 17.10.2013