Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Progres Raporti per Shqiperine konfirmon regresin ne fushen e energjise

Ne Progres Raportin e tij per Shqiperine, Komisioni Europian thekson se vendi jone ka bere pak progres ne fushen e energjise. I njejti vleresim eshte dhene nga Komisioni Europian dhe per vitet 2012 & 2011, duke konfirmuar nje situate pesimiste per kete sektor.

Permbledhje e Raport Progresit ne fushen e energjise (Kapitulli 15)

Strategjia e re e sektorit te energjise eshte akoma duke u zhvilluar. Siguria e furnizimit me energji eshte permiresuar, per shkak te venies ne pune te HEC Ashta ne shtator te 2012. Shqiperia vazhdon te jete shume e varur nga energjia hidro dhe nga kushtet hidrologjike. Nuk ka progres ne monitorimin e detyrimit ligjor te rezerves se detyrueshme te naftes.

Ne fushen e tregut te brendshem te energjise, eshte akoma pezull adoptimi i Ligjit te ri te Sektorit te Energjise, ndersa kerkohen urgjentisht pershtatje serioze per modelin e tregut. Nuk ka progres per ndarjen e operacioneve te prodhimit dhe shitjes me shumice te kompanise shteterore KESH. Situata e veshtire e KESH-it gjate 2012 u permiresua nga reshjet e 6 muajve te pare te 2013, megjithate likuiditeti i ulet financiar i te gjithe sektorit te energjise elektrike mbetet nje shqetesim. Kapaciteti administrativ dhe pavaresia operative e ERE mbetet e dobet.

Jane adoptuar ndryshimet e ligjit per gazin natyror. Perzgjedhja e TAP si projekti fitues do te lejoje Shqiperine te kete akses ne burimet e gazit natyror, nderkohe ERE ka nenshkruar marreveshje te perbashketa me rregullatoret e Italise dhe Greqise.

Akoma nuk eshte miratuar kuadri ligjor dytesor i ligjit per energjite e rinovueshme, ndersa dhe zhvillimi i Planit i Veprimit per Energjite e Rinovueshme eshte vonuar. Nderkohe nuk jane ulur pengesat per licensimin dhe autorizimin e investimeve ne energji te rinovueshme.

Ligji per biokarburantet duhet qe te ndryshohet ne menyre qe te perafrohet me direktivat europiane per perdorimin e energjive te rinovueshme ne transport.

Eshte ofruar trajnim per auditoret ne fushen e eficenses se energjise ne ndertesa. Ligji per Energjite e Rinovueshme nuk eshte miratuar akoma, nderkohe dhe zbatimi i planit kombetar te eficenses se energjise eshte penguar nga mungesa e vullnetit politik dhe kapaciteteve administrative dhe financiare.

Ne fushen e energjise berthamore, Shqiperia ka ratifikuar Konventen e Mbrojtjes Fizike te Materialeve Berthamore.

Konkluzione: Ka pasur pak progres ne fushen e energjise. Ka pasur disa permiresime ne furnizimin me energji, por ka akoma mungesa  ne diversifikimin e burimeve te energjise. Kushtet per nje treg elektrik konkurrues nuk jane akoma formuar akoma. Niveli i larte i humbjeve dhe perqindja e ulet e arketimeve duhet urgjentisht te zgjidhen. Pra ne pergjithesi, pergatitjet ne fushen e energjise, sipas Komisionit Europian nuk jane shume te avancuara.

energjia.al, 17.10.2013