Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Krahasimi: Pagat në CEZ dhe ANTA, rivalizojnë pagat e krerëve të shtetit

Vizion plus ka bërë një investigim të pagave shtetërore, dhe rezultatet (për të painformuarit) janë shokuese: administratori i CEZ-it paguhet më shumë se Presidenti apo Kryeministri i Republikës.

Presidenti ka një pagë prej 250,000 lek/muaj, Kryeministri 220 mijë lekë/muaj, Drejtori i ANTA-s po 220,000 lekë/muaj, ndërsa administratori i kompanisë CEZ, ka një rrogë prej 300 mijë lëkë/muaj.

Shoqëritë aksionere me kapital shtetëror ku bëjnë pjesë “Albpetrol”, “Korporata Elektroenergjetike”, “Operatorit i Sistemimit të Transmetimit”, etj., janë kompani që nuk marrin para nga buxheti i shtetit por janë me vetëfinancim. Ndaj dhe struktura e pagës së tyre nuk varet nga buxheti.

Sipas ligjit, ekspertet shpjegojnë se çdo shoqëri ka një bord mbikëqyrës, anëtaret e të cilit zgjidhen nga ministri i linjës dhe ky bord përcakton edhe pagat.

Gazeta Dita, 13.10.2013