Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kabinë elektrike afër shkollës, nxënësit në rrezik

Një kabinë elektrike jashtë të gjitha kushteve të sigurisë kërcënon çdo ditë nxënë-sit e shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër. Ajo ndodhet ngjitur me derën e shkollës, ndërsa telat e tensionit të lartë janë thuajse në rrugë. Ndërkohë që, edhe një derë e improvizuar, e cila njoftonte fëmijët se nuk duhej të hynin aty, është vjedhur para disa ditësh. Duke marrë në konsideratë rrezikun, drejtoria e shkollës ka depozituar disa herë ankesa pranë zyrave përkatëse, por asnjëherë nuk është marrë asnjë masë. “Shkolla jonë ka mbi 1 mijë nxënës, të cilët kalojnë çdo ditë ngjitur me këtë kabinë. Është e pafalshme nga CEZ-i që të mos marrë masat e duhura”, – është shprehur për “Gazeta Shqiptare” drejtori i shkollës, Ymer Vila. Kabina elektrike jashtë kushteve të sigurisë ndodhet prej një viti para shkollës, ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim për sistemimin e saj.

Gazeta Shqiptare, 07.10.2013