Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vlorë, arrestohen hajdutët e kabinave elektrike

Policia e Vlorës bën me dije se janë vënë në pranga dy persona, të  cilët kanë shkatërruar rrjetin elektrik e më pas kanë vjedhur kabllot.

Blutë sqarojnë se në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, 37-vjeçari me iniciale F. J., dhe 27-vjeçari E. S., kanë vjedhur disa metra kabllo elektrike në kabinën elektrike të OSHE-së si dhe kanë dëmtuar instalimet elektrike. 

Pas hetimeve të mëtejshme të policisë, janë zbuluar se dy të arrestuarit janë autorë edhe të 4 vjedhjeve dhe dëmtimeve të kabinave elektrike në qytetin e Vlorës.

Ngjarjet për të cilat dyshohen autorët:

1. Më datë 12.01.2019, në kabinën elektrike të lagjes “Hajro Çakërri” dyshohet se kanë vjedhur një pjesë të kabllos elektrike.

2. Më datë 13.09.2019, në një kabinë elektrike të lagjes “Kushtrimi” dyshohet se kanë vjedhur 16 m kabllo elektrike.

3. Më datë 18.11.2019, në kabinën elektrike pranë “Halim Xhelos”, dyshohet se kanë vjedhur 5 m kabllo elektrike.

4. Më datë 25.11.2019, në kabinën elektrike të lagjes “11 Janari”, dyshohet se kanë vjedhur 6 m kabllo elektrike.

Shqiptarja.com 12.03.2019