Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia fillon ndërtimin e centraleve bërthamore në Bangladesh

Hapja ceremoniale e plaformës së ndërtimit dhe vënies së gurit të themelit të elektrostacionit të parë atomik të vendit “Ruppur” u zhvillua rreth 160 kilometra larg kryeqytetit të Bangladeshit.

Në ceremoni morën pjesë Kryeministri i vendit Sheikh Hasina Wajed dhe Drejtori i Përgjithshëm i korporatës shtetërore ruse “Rosatom”, Sergei Kirienko.

Përveç kësaj, pala ruse dhe ajo e Bangladeshit nënshkruan një kontratë mbi zhvillimin e projektit teknik të stacionit të ardhshëm.

Platforma e centralit bërthamor ndodhet në bregun lindor të lumit Gang, në distancën prej rreth 160 kilometrash larg në veriperëndim të kryeqytetit të vendit Daka. Sipërfaqja e territorit të elektrostacionit të ardhshëm atomik është 105 hektarë.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 03.10.2013