Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Markimi i karburanteve, në Gjykatën kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese do të vendosë së shpejti për shfuqizimin ose jo të një konçensioni të Qeverisë “Berisha” për monopolin e ngjyrosjes së karburanteve për 10 vjet, një bashkimi kompanish si “Global Fluids International” si dhe “Petroleum Consulting Partners”.

Ankimi është bërë nga Shoqata e Hidrokarbureve. Ish-Qeveria Berisha ka shmangur Autoritetin e Konkurencës në tenderin e dhënies me koncesion 10-vjeçar të markimit dhe monitorimit të karburanteve, ç’ka u konfirmua sot gjatë shqyrtimit në Kushtetuese nga përfaqësuesi i Autoritetit, ndërsa Shoqata e Hidrokarbureve i qëndroi kërkesës për pezullim të VKM-së, pasi sipas tyre ka një ligj në fuqi i cili ende nuk është shfuqizuar dhe VKM-ja smund të dalë mbi ligjin.

Ndërkaq, përfaqësuesi i Shoqatës së Hidrokarbureve e quajti kontratën një monopol që rëndon mbi shqiptarët, ku përfitimet e dhëna nga qeveria për firmat e huaja i kalojnë 300 milionë dollarë.

Kryesuesi i trupit gjykues Bashkim Dedja vendosi ta mbyllë shqyrtimin gjyqësor e të njoftojë shpalljen e vendimit në një kohë të shkurtër nëpërmjet administratës së gjykatës kushtetuese.

Shqiptarja.com, 03.10.2013