Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Lukoil planifikon të shesë aksionet e saj për 200 milionë dollarë

Lukoil do të dalë nga Konsorciumi kombëtar i naftës në Venezuelë, i cili është i angazhuar në zhvillimin e vendburimit të naftës Junin-6.

Kompania në këtë mënyrë vendosi të “përmirësojë portofolin e aktiveve”. Lukoil planifikon të shesë aksionet e saj për 200 milionë dollarë.

Të drejtën prioritare për blerjen e aksioneve për zhvillimin e vendburimit venezuelian të naftës Junin-6 e kanë kompanitë “Rosneft” dhe “Gazprom neft”, të cilat mund ta blejnë paketën e aksioneve brenda disa muajve, përndryshe aksionet do t’u shiten palëve të treta.

Shpenzimet për zhvillimin e vendburimit të naftës Junin-6 janë përjashtuar tashmë nga programi i investimeve të kompanisë Lukoil për vitin e ardhshëm.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 03.10.2013