Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BE padit Gazpromin, nuk respekton rregullat e tregut

Bashkimi Evropian bëhet gati të padisë gjigantin rus të gazit, Gazprom nën akuzat për abuzim të pozitës dominante në tregun e Evropës Qëndrore dhe asaj Lindore. Komisioneri për konkurrencë i BE-së, Joaquin Almunia ju ka thënë sot reporterëve në Lituani se hetimet përfshijnë vende si Letonia, Bullgaria, Estonia, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke. Sipas ligjeve të Bashkimit Evropian, kompanitë mund të dënohen deri me 10 % të të ardhurave vjetore në rast se shpallen fajtore për thyerjen e rregullave të konkurrencës.

Albanian Screen, 04.10.2013